“E papranueshme”, Yuri Kim dënon gjuhën degraduese ndaj femrave në Parlament

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2021, 16:48 | Politikë
“E papranueshme”, Yuri Kim dënon gjuhën degraduese ndaj

Yuri Kim, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, qortoi ashpër politikanët për gjuhën që përdorin ndaj femrave në sallën e Kuvendit.

“Është e nevojshme të themi sot atë që kishim planifikuar për të thënë më 25 nëntor (kur do të nisin 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës gjinore): Gjuha e dhunshme dhe degraduese ndaj femrave, sidomos në Parlament, është e papranueshme. Udhëheqësit politikë duhet të kenë kujdes me shembullin që japin”, shkroi ambasadorja amerikane në rrjetin social. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos