Basha për president? “Gënjeshtra të fabrikuara nga non gratat”

Nga A2 CNN
4 Prill 2022, 10:24 | Politikë
Basha për president? “Gënjeshtra të fabrikuara nga non

Lulzim Basha deklaron nga Shkodra se mori përgjegjësitë e tij duke u larguar nga drejtimi i PD-së për t’i hapur rrugë bashkimit të demokratëve, por këtë gjë sipas tij nuk po e bën Sali Berisha. Basha theksoi se me persona “non grata”, PD-ja humb vlerat pro-perëndimore për të cilat është themeluar.

I pyetur nëse do të kandidojë për president, Basha tha se këto zëra janë gënjeshtra të fabrikuara po nga Sali Berisha. “Nuk ka absolutisht asnjë gënjeshtër që qarkullohet për të hequr vëmendjen nga të vërtetat e dhimbshme. E vërteta e dhimbshme është kjo: një person i shpallur non grata i ka shpallur luftë çdo personi që mendon ndryshe në PD. Mos bini pre e trukeve, ditë për ditë non gratat shpallin nga një gënjeshtër për të tërhequr vëmendjen”, tha Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos