
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tregoi përmes një video se si do të zhvendoset shtrati i Lanës sipas projektit për Unazën e Re. Kreu i PD tha se kjo është bërë për pastruar 60 milion euro, investim për një kompleks pallatesh.
Në postimin e tij, Basha akuzon kryeministrin Rama dhe Kryebashkiakun Veliaj se firmosën prishjen e shtëpive të mbi 200 familjeve, për t’i hapur rrugë projektit të mikut të tyre trafikant droge.
Basha i përsëriti akuzat gjatë pasdites, kur iu bashkua protestës së banorëve të zonës së Astirit. “Është provuar se Edi Rama, dhe Erion Veliaj, kanë nënshkruar ndryshimin e planit urbanistik, për të bërë diçka të paparë dhe të padëgjuar që nga koha e Romës së Lashtë”, tha ai.
“Kanë firmosur për të zhvendosur lumin e Lanës, për t’i hapur rrugë prishjes së banesave të mbi 200 familjeve, që të mos cenohet asnjë centimetër katror i një zhvillimi të një trafikanti të dënuar droge, i cili do të ndërtojë atje një projekt me vlerë 60 milionë euro”. (A2 Televizion)