KED e nis punën në 3 janar, zgjedh gjyqtarët

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2018, 12:45 | Aktualitet
KED e nis punën në 3 janar, zgjedh gjyqtarët

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi konstituohet me 3 janar të vitit 2019. Pritet që ky këshill të nis punën me verifikimin e gjyqtarëve dhe kandidatëve që plotësojnë kriteret për gjyqtarë në Kushtetuese, duke zgjidhur ngërçin e kësaj gjykate.

Aktualisht në Gjykatën Kushtetuese ka mbetur vetëm një anëtar, gjyqtarja Vitore Tusha, e cila ka kaluar siten e Vettingut, edhe pse mandati i saj 9-vjeçar ka mbaruar.

Në mbledhjen e parë, KED-së pritet të marrin pjesë 7 nga 9 anëtarë që kërkohet.

Pjesë e KED janë kryeprokurorja Arta Marku, Ardian Dvorani, Medi Bici, Fatjona Memçaj, Fatmir Islamaj, Gurali Brahimllari, Eriol Roshi dhe Klodiana Veizi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos