
Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me ish-deputetë të qarkut të Tiranës.
Kryedemokrati ka kërkuar prej tyre të intensifikojnë takimet me bizneset e kryeqytetit për t’iu prezantuar pikat kryesore të opozitës për biznesin.
Basha ka kërkuar që deri në 2 qershor të jenë takuar rreth 40 mijë biznese në Tiranën urbane, të cilëve t’u lihet fletëpalosja me pikat e programit të PD për biznesin, kryesisht biznesin e vogël dhe fletëpalosja me taksat e rritura në Tiranë.
Basha u ka lënë porosi deputetëve që bizneset të ftohen të marrin pjesë në protestën e të dielës në orën 19:00 para Kryeministrisë. (A2 Televizion)