Basha pret ambasadorin e Holandës: Ndava shqetësimin për shkeljen e çdo standardi për zgjedhjet

Nga A2 CNN
9 Tetor 2021, 12:53 | Politikë
Basha pret ambasadorin e Holandës: Ndava shqetësimin për shkeljen

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot ambasadorin e Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, me të cilin ka diskutuar mbi procesin e integrimit, si dhe i ka shprehur shqetësimet mbi zgjedhjet e 25 prillit.

“Diskutuam mbi sfidat e Shqipërisë në procesin e integrimit. Ndava shqetësimin për shkeljen e çdo standardi për zgjedhjet në Shqipëri siç dëshmon dhe raporti i ODHIR, për korrupsionin, lidhjet e politikës me krimin dhe trafiqet”, shkruan Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos