Kriza energjetike, Rama: Në orën 15:00 prezantohet plani për mbrojtjen e familjes shqiptare

Nga A2 CNN
9 Tetor 2021, 10:36 | Politikë
Kriza energjetike, Rama: Në orën 15:00 prezantohet plani për

Kryeministri Edi Rama tha se në orën 15:00 do të prezantojë planin për përballimin e krizës energjetike që ka paralajmëruar tashmë prej disa ditësh.

“Sot, ora 15:00, Shqipëria përballë rritjes së shumëfishtë të çmimit në tregjet ndërkombëtare dhe Plani i Qeverisë për mbrojtjen e familjes shqiptare nga furtuna e krizës energjetike”, shkroi kryeministri në Facebook.

Të premten, pas një mbledhjeje jashtë radhe të qeverisë, Rama shpalli edhe gjendjen e emergjencës në furnizimin e energjisë elektrike.

Kryeministri theksoi se piku i krizës pritet të jetë në mesin e vitit të ardhshëm, ndërsa shtoi se edhe pas kësaj periudhe çmimi nuk pritet të kthehet aty ku është aktualisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos