Paralel me tryezën e Reformës Zgjedhore, Lulzim Basha u shfaq herët në mëngjes në një bashkëbisedim me gazetarët. Pavarësisht se kishte dërguar në këtë tryezë sekretarin e tij për çështjet zgjedhore, Basha nguli këmbë se PD nuk ka ndërmend ta njohë komisionin parlamentar të drejtuar nga Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari. Gazetarja e A2, Klementina Cenkollari, ndoqi konferencën e zotit Basha. (A2 Televizion)
Basha pret që ndërkombëtarët të bindin opozitën parlamentare
