Lulzim Basha e ka të zymtë parashikimin. Një ekonomiqë sipas tij po shkatërrohet, mijëra qytetarë që kanë humbur vendet e punës dhedhjetëra mijëra biznese që rrezikojnë falimentimin, janë ingredientët e njësituate për të cilën kryedemokrati gjen fajtore qeverinë. “5 javë prej fillimit të karantinës, është e qartë se qeveria s’ka as plan, as strategji dhe se ajo ka dështuar në përballimin e situatës. Qytetarët u urdhëruan të rrinë në shtëpi dhe bizneset të mbyllen, por nuk u mor asnjë masë që ata të mbështeteshin financiarisht për këtë sakrificë. Disa hapa gjysmakë dhe me shumë vonesë që u shpallën, ende sot e kësaj dite nuk janë zbatuar, dhe njerëzit nuk i kanë marrë akoma lekët e tyre”, tha Basha. (A2 Televizion)
Basha: Qeveria dështoi në përballimin e situatës
