
Një aksident ka ndodhur në Ksamil, ku një motor ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i tij.
I plagosuri është Dhimitër Malaj, 28 vjeç, banues në Ksamil, shkruan A2.
Ai është transportuar me autoambulancë drejt urgjencës së spitalit të Sarandës.
Sipas bluzave të bardha, 28-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë dhe në këmbë dhe, pas marrjes së ndihmës së parë, është shtruar në pavijonin e kirurgjisë për trajtim të specializuar. (A2 Televizion)