"Fokus Award Albania", Fieri mikpret fotografët e botës. Kurorëzohen fituesit

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
4 Tetor 2026, 21:02 | Sociale

Mbrëmja e ndarjes së çmimeve të Fokus Award Albania, në edicionin e 17-të të Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë, përmbylli një nga aktivitetet më të rëndësishme kushtuar fotografisë artistike në Fier.

Në Galerinë e Arteve “Vilson Kilica” dhe në hollin e teatrit “Bylis” u ekspozuan punimet e 167 fotografëve nga 52 vende të botës, të përzgjedhur mes 560 konkurrentëve, shkruan A2.

Sipas themeluesit dhe drejtorit të festivalit, Arben Alliaj, edicioni i këtij viti u zhvillua përmes disa kategorive të fotografisë.

Një tjetër risi e këtij edicioni ishte bashkëpunimi me IPFA-në, një rrjet ndërkombëtar që bashkon festivale fotografie nga vende të ndryshme të botës.

Këtë vit u shpallën gjashtë fitues në gjashtë kategori. Çmimi i parë në kategorinë “Temë” iu dha fotografit iranian Keyhan Mohammadi, për veprën “Synthetic Respiration”, e shpallur fotografia fituese e festivalit.

Në kategorinë Press & News, fitues u shpall fotografi palestinez Mohamad Abu Hamda, me veprën “Steps through Fire”, ndërsa në kategorinë Wild World u vlerësua shqiptari Edinjo Jahja, për fotografinë “Stillness”.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos