Basha: Rama ktheu vendin në moçal varfërie

Nga A2 CNN
3 Gusht 2019, 18:46 | Politikë
Basha: Rama ktheu vendin në moçal varfërie

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një takimi me strukturat e PD-së në Pukë, deklaroi se “organizata e strukturuar kriminale e Rilindjes e shndërroi vendin në një moçal të papunësisë e të mjerimit, ku nuk ka më as punësim, as shanse për rininë, madje as krijim të familjeve të reja”.

Duke e cilësuar Parlamentin si “landfillin e Republikës”, Basha tha se çdo vendim i marrë prej tij është kundër interesit publik: “Janë vendime për të vjedhur buxhetin, për të vjedhur pasuritë e vendit, për të vjedhur pyjet, malet, lumenjtë, mineralet, naftën, bregdetin, me PPP, koncesione, tendera. Kanë shpikur gjithëfarë mënyrash vetëm me një qëllim: vjedhjen dhe grabitjen e pasurive të shqiptarëve, vjedhjen dhe grabitjen e taksave të shqiptarëve, për hesap të 5 bandave kriminale dhe 5 oligarkëve, që përbëjnë qeverinë e vërtetë të hajdutit psiqik Edi Rama”.

Lulzim Basha shtoi se varfëria është produkti i qeverisjes së Edi Ramës: “Hajdutëria, babëzia dhe grabitja e shfrenuar që Rama dhe banda e tij i bëjnë Shqipërisë kanë prodhuar papunësi ekstreme, koston e jetesës më të lartë në rajon, të ardhurat më të ulëta për frymë, çmimet bazë të naftës, energjisë, të ujit, taksat në nivelet më të larta të rajonit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos