“Kosova është serbi!” Lista Studentore: Vendimin duhet ta marrin qytetarët serbë

Nga Rosalba Bejdo
25 Nëntor 2026, 18:51 | Politikë

Qëndrimi i udhëheqjes së re serbe ndaj Kosovës nuk jep shenja ndryshimi. Përfaqësuesja e Listës Studentore, Sara El Sarag, në një intervistë për Euroneës, e la të paqartë se si do të trajtohet kjo çështje.

E pyetur nëse Serbia është e gatshme të ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës për të përparuar në procesin e integrimit evropian, El Sarag tha se këtë vendim duhet ta marrin qytetarët serbë dhe jo përfaqësuesit e Listës Studentore.

Megjithatë, kur gazetarja e pyeti se cili mendon se do të jetë qëndrimi i qytetarëve, ajo u përgjigj: “Nuk e di, jemi në Kuvend vetëm prej pesë ditësh, por mendoj se Kosova është Serbi”.

Përballë konstatimit se qytetarët e Kosovës dhe institucionet evropiane kanë një qëndrim krejt tjetër, El Sarag nuk dha një përgjigje konkrete, duke thënë se nuk është e nevojshme të nxitohet.

“Do të shohim, mos u ngutni, nuk jemi me nxitim tani”, deklaroi ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos