
“Edi Rama është padrino i krimit. Tani nuk ka më alibi. Shporrja e tij dhe e bandës së tij në pushtet është mision kombëtar”. Ky është statusi i publikuar nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në rrjetet sociale.
Reagimi i kreut të demokratëve erdhi pas ngjarjeve të dhunshme para shkollës “3 Dëshmorët” në Kavajë ku ndodhej KZAZ nr.42 dhe publikimit të 10 audio-përgjimeve të reja të gazetës gjermane “Bild”, për procesin zgjedhor në Dibër. (A2 Televizion)