Basha: Rama po bëhet gati të vjedhë shqiptarët me pretekstin e krizës së energjisë

Nga A2 CNN
14 Tetor 2021, 12:38 | Politikë
Basha: Rama po bëhet gati të vjedhë shqiptarët me pretekstin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi në Kuvend se kryeministri Edi Rama po bëhet gati që të vjedhë shqiptarët“ me pretekstin e një krize, që nuk është krizë energjie, por korrupsioni”.

“E gjithë puna është se si të heqësh vëmendjen. Kjo është foltore për të dhënë llogari para shqiptarëve dhe duke qenë se nuk jep dot llogari, përfundon në një logore duke shpresuar që shqiptarët ta shtyjnë dhe një ditë tjetër pa bukë. Gjërave kryesore jo vetëm që nuk u dhe përgjigje, por mashtron pa turp. Ke rritur me 120 lekë naftën në vitin 2014 dhe një vit më pas, shtove 120 lekë taksën e qarkullimit. Ty të kanë sjellë nga Parisi, ke bërë betejat e tua, ke lidhur aleancën me krimin që kur u ule në karrigen e Ministrisë së Kulturës e të gjitha me radhë, deri në vitin 2011. Sot, ti po bëhesh gati të vjedhësh shqiptarët me pretekstin e një krize, që nuk është krizë energjie, por korrupsioni”, u shpreh Basha.

“Sepse je ti që në këtë kohë po paguan 12 milionë euro më shumë për tunelin e Llogorasë, je ti që në këtë kohë ke blerë 10 milionë euro më shumë energjinë sesa bursa, është hajdutëria jote që vazhdon të gërryejë financat e shtetit”, shtoi Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos