"Horra, fundërrina, pisa, ta kërcas kokës", plas debati në sallën e Parlamentit

Nga A2 CNN
14 Tetor 2021, 11:04 | Politikë
"Horra, fundërrina, pisa, ta kërcas kokës", plas debati

Tensione në sallën e Kuvendit. Gjatë fjalës së kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi, salla e Kuvendit u përfshi në debate të ashpra.

“Keni një zakon të tmerrshëm: reagoni ndërsa tjetri flet. Ne ju dëgjuam me vëmendje. Nëse nuk do të jeni të duruar të dëgjoni, nuk do të mësoni kurrë. Prandaj jeni katandisur kështu”, tha Shalsi. Menjëherë pas kësaj deklarate, erdhi reagimi i ashpër i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Pusho, mor ti. Flet ti për katandisje. Ta kërcas kokës. Dilni flisni këtu si derra. Hajdutë, plehra, gjysma juaj duhet të jetë në burg. Je bërë uturaku i atij sipër (Edi Ramës). Fundërrinë, plehrë, qelbësirë”, ishin fjalët e Bashës.

Shalsi iu kthye duke i thënë: “Sado të trashësh zërin, prapë tregon dobësi”.

Basha - Ta tregoj unë ty dobësinë, maskara, pis.

Shalsi - Më bën për të qeshur.

Basha - Ju jeni një tufë horrash e banditësh. Koha juaj ka filluar të mbarojë, e dini shumë mirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos