Basha reagon pas deklaratës së Ramës: E pranoi se e ka zhytur vendin në korrupsion

Nga A2 CNN
13 Korrik 2021, 12:22 | Politikë
Basha reagon pas deklaratës së Ramës: E pranoi se e ka zhytur

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi pas fjalës së kryeministrit Edi Rama në prezantimin e paketës së re të prokurimit publik.

Sipas Lulzim Bashës, Rama më në fund pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion.

“Ka 8 vite në pushtet dhe sot më në fund pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion. Ajo që ai nuk thotë dhe është e qartë për të gjithë shqiptarët është se peshku qelbet nga koka”, shkruan Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos