Bajrami: SPAK duhet të përparojë në hetim dhe të shkojë te zyrtarë më të lartë

Nga A2 CNN
12 Korrik 2021, 22:32 | Politikë
Bajrami: SPAK duhet të përparojë në hetim dhe të

Gazetari i A2, Armand Bajrami, u shpreh në studion e “Absolut 4” në A2 se “SPAK duhet të shtrijë hetimin” mbi tenderat e uniformave të policisë.

“Patjetër që zyrtarët e arrestuar tashmë mund të kenë përgjegjësinë e tyre, do të ishim naivë të mendonim që këta zyrtarë që kanë abuzuar me një fond prej 2,8 miliardë lekësh, e kanë bërë këtë për miqësi ose bamirësi. SPAK nuk mund të qëndrojë vetëm te shkelja e barazisë në tendera, pasi në Kodin Penal ndëshkimi maksimal është vetëm 3 vite burg. Në abuzimin me një shifër kaq të madhe, 3 vite burg nuk janë ndonjë problem i madh për këta persona. SPAK duhet të përparojë në këtë hetim, për të shkuar edhe te zyrtarë më të lartë”, tha Bajrami.

“Unë e kuptoj zotin Lleshaj dhe Ndreca, ndoshta nuk janë të përfshirë direkt në këto procedura, por Agjencia për Blerje të Përqendruara është në varësi të Ministrisë së Brendshme. E kam të zorshme të mendoj që gjithë kjo aferë e madhe të jetë bërë vetëm nga një nivel anëtarësh të komisionit të vlerësimit të ofertave”, shtoi Bajrami. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos