Basha: Sa të jetë Rama Kryeministër, nuk ka as drejtësi dhe as demokraci

Nga A2 CNN
28 Gusht 2019, 19:43 | Politikë
Basha: Sa të jetë Rama Kryeministër, nuk ka as drejtësi dhe

Kryetari i Partisë Demokratike thotë se Kryeministri Edi Rama është duke përdorur “kodin mafioz të heshtjes” duke mos komentuar dhe duke mbrojtur ata që sipas Bashës, ai i përdor për të vjedhur zgjedhjet.

“Si në çdo organizatë kriminale, edhe në grupin e strukturuar kriminal të Rilindjes së Edi Ramës vepron kodi i heshtjes që në zhargonin mafioz njihet si "omerta". Omerta për bankomatin personal Dako, omerta për Pjetrin, omerta për Jorgo Kajmakun, omerta për milionat e vjedhura shqiptarëve dhe miliona të tjera të shpenzuara për luks pushtetarësh kur shqiptarët zhyten në papunësi dhe varfëri. Me heshtjen e tij Edi Rama mbron dhe promovon kriminelë dhe hajdutë dhe i përdor ata për të vjedhur zgjedhjet, sepse bashkë me ta pasurohet duke vjedhur shqiptarët dhe pastruar paratë e krimit”, shkruan Basha në Facebook.

“Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do të ketë as drejtësi dhe as demokraci, as punësim as mirëqenie sepse pushtetarët e korruptuar, kriminelët dhe oligarkët do të vjedhin dhe dhunojnë shqiptarët. Hajduti Psikik përbën rrezik për jetën, mirëqenien dhe sigurinë e çdo familje. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën”. (A2 Televizion)

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/2589650334419465

A2 CNN Livestream

Latest Videos