
Gjatë marrjes në pyetje në Prokurorinë e Tiranës, Erjon Vishkulli ka deklaruar se kishte dalë të protestonte dhe ka shpjeguar vendin ku gjendej.
“Më gjuajtën në kokë dhe dëmtimi ishte serioz kundër jetës”, ka rrëfyer ndër të tjera Erjon Vishkulli.
28-vjeçari ka dorëzuar kartelën mjekësore nga mjekimi në Itali. Kartela është administruar nga grupi hetimor, ndërsa pritet letër-porosia nga Italia.
Në një deklaratë për mediat pasi doli nga Prokuroria ai tha se kërkonte drejtësi dhe jo mëshirë. (A2 Televizion)