
Qyteti i Durrësit pritet të përballet me reshje shiu me intensitet të lartë ditën e enjte.
Paralajmërimi vjen nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, ndërsa Bashkia e Durrësit u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.
Për shkak të kushteve të pritshme atmosferike dhe problematikave që mund të shkaktohen, qytetarëve u kërkohet të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjeve dhe aktiviteteve të përditshme. (A2 Televizion)