Marta Kos në Tiranë, takim në Kuvend për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2026, 16:45 | Politikë

Marta Kos në Tiranë, takim në Kuvend për negociatat e

Komisionerja për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Marta Kos, do të zhvillojë nesër një takim në Kuvendin e Shqipërisë, ku në fokus do të jetë ecuria aktuale e procesit të negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Takimi organizohet nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian (KKIE) dhe do të mbahet nga ora 14:45 deri në 16:10, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Aktiviteti do të nisë me përshëndetjet e bashkëkryetarëve të KKIE-së, Taulant Balla dhe Jorida Tabaku, si dhe të komisioneres Marta Kos.

Më pas, diskutimet do të vijojnë me përfaqësues të grupeve të interesit dhe komisioneve parlamentare, të cilët do të paraqesin qëndrimet dhe vlerësimet e tyre mbi sfidat që shoqërojnë procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Në takim pritet të marrin pjesë gjithashtu përfaqësues të grupeve parlamentare dhe deputetë, të cilët do të diskutojnë mbi ecurinë e negociatave dhe hapat e mëtejshëm drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Fjalën përmbyllëse do ta mbajë komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos