Basha takon fermerët e Pogradecit: Do të krijojmë lehtësira për bizneset prodhuese

Nga A2 CNN
5 Korrik 2020, 10:28 | Politikë

Kryedemokrati Lulzim Basha vijoi takimet në Pogradec me fermerët e zonës.

Pasi u njoh me problemet e tyre, kreu i PD premtoi se qeveria e demokratëve nuk do të shpenzojë miliona për fasada, por do të ndihmojë fermerët me subvencione dhe do të krijojë lehtësira për bizneset prodhuese.

“RAMAVIRUSI ka harxhuar 700 milionë euro për fasada, miliona euro të tjera për PPP dhe tenderë korruptive, 1.2 miliardë euro do të shkojnë për rrugën fantazmë Milot-Fier, ndërsa fermerët, biznesi, qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit.

Ne kemi në planin tonë për bujqësinë, një fond prej 50 milionë eurosh në vit për të investuar në infrastrukturën bujqësore. Ne do t'u japim direkt, në dorë subvencione fermerëve në bazë të prodhimit të tyre. Fondi i parashikuar për subvencionet është së paku 100 milionë euro në vit.

Nuk do të bëjmë mrekulli. Ne do të krijojmë lehtësirat e nevojshme për biznese prodhuese, të cilat do t'i përpunojnë produktet tuaja që të mos kalben, por edhe do të hapin vende pune dhe këtu kam parasysh, fabrika të prodhimeve të konservuara, lëngjeve të frutave dhe nënprodukteve të tjera”, tha Lulzim Basha. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos