
Ky vit shënon dy dekada që nga Samiti i Selanikut, kur u shënua zgjerimi më i madhi BE-së dhe orientoi Ballkanin Perëndimor në rrugën e reformave për anëtarësimin. Shqipëria e kërkoi Evropën që pas daljes nga komunizmi, por rruga e gjatë nuk ka përfunduar ende.
Për të qenë pjesë e vendeve të Unionit, përveç kushteve dhe kritereve, kërkohet që bashkëpunimi Rajonal mes vendeve të jetë i frytshëm. Shkëmbimet tregtare, ekonomike, kulturore e sociale sipas Odeta Bardullushi, koordinatore për zonën ekonomike rajonale, janë hapat e sigurte drejt anëtarësimit të Shqipërisë.
Anëtarësimi nis nga këto bashkëpunime me njëri-tjetrin. Në këtë aspekt Shqipëria sipas Gjergji Vurmo i Institutit për Demokraci dhe ndërmjetësim ka bërë mjaftueshëm, e madje është treguar e hapur gjithmonë.
Teksa pritet të nis negocimi i kapitujve, pas hapjes së bisedimeve për anëtarësim, tashmë pritet verdikti final për të qenë pjesë e Evropës edhe politikisht. Bashkëpunimet kanë qenë më shumë seç duhet dhe në këtë pik Shqipëria ka qenë gjithmonë e gatshme.
Kush më shumë e kush më pak, secili prej vendeve të rajonit është vënë në shinat e integrimit evropian. Vendet e BE, përmes projekteve të ndryshme rajonale kanë bërë të qartë që e duan Ballkanin Perëndimor në BE përmes standardeve të arritura ekonomike dhe politike, por edhe përmes pajtimit dhe shuarjes së konflikteve të së shkuarës. (A2 Televizion)