Tusk dënon sulmin ‘brutal’ me raketat ruse: Një vajzë 7-vjeçare polake midis të vdekurve

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2025, 21:21 | Bota

Tusk dënon sulmin ‘brutal’ me raketat ruse: Një vajzë

Kryeministri polak Donald Tusk ka reaguar në rrjetet sociale ndaj një sulmi rus në qytetin e Ternopilit në fillim të kësaj jave.

Sipas mediave të huaja, autoritetet ukrainase thanë se shpërthimi i bombës në një bllok apartamentesh në qytet të mërkurën në mëngjes ka lënë deri më tani 31 të vdekur, përfshirë gjashtë fëmijë.

“Amelka ishte shtatë vjeçe. Shtatë. Një fëmijë polak. Ajo vdiq në Ternopil gjatë një sulmi brutal me raketa ruse. Ajo nuk do të përmbushë më asnjë nga ëndrrat e saj”, shkroi Tusk.

Një vigjilje me qirinj u mbajt jashtë ndërtesës më herët sot për këtë ngjarje, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se pavarësisht përpjekjeve të Presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, diçka e tillë ende nuk ka ndodhur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos