Bashkëshortja e Schumacher jep shpresë: Gjërat e mëdha nisin me hapa të vogla

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2019, 10:53 | Sporte të tjera
Bashkëshortja e Schumacher jep shpresë: Gjërat e mëdha nisin

Gruaja e Michael Schumacher ka folur mbi gjendjen shëndetësore të ish-pilotit të Formula 1, i cili në 29 dhjetor 2013 pësoi një aksident me ski dhe që atëherë shumë pak dihet mbi situatën e tij.

“Shumë pjesëza të vogla mund të formojnë një mozaik. Bashkë jemi më të fortë dhe gjithçka që tifozët po bëjnë për Michael i japin atij kurajo”, ka thënë Corina, sipas “The Mirror”, në hapjen e një tifo-klubi në Gjermani.

Në tetor të këtij viti, kirurgu që realizoi trajtimin me qeliza staminale te Michael Schumacher ka paralajmëruar fansat e pilotit gjerman që nuk bën “mrekulli”.

Philippe Menasché hodhi poshtë pretendimet se ka kryer trajtime eksperimentale te legjenda e Formula 1, i cili mendohet se ka qenë i vetëdijshëm gjatë kryerjes së procedurës mjekësore muajin e kaluar në një klinikë në Parisi.

“E kemi trajtuar me qeliza staminale, por unë nuk bëj mrekulli”, tha Menasché për gazetën italiane “La Repubblica”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos