Reshje dhe neglizhencë, përmbytje edhe në Muriqan të bashkisë Elbasan

Nga A2 CNN
27 Janar 2021, 12:19 | Aktualitet
Reshje dhe neglizhencë, përmbytje edhe në Muriqan të

Reshjet e shiut të ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore dhe të mbjellave te banorët e fshatit Muriqan të bashkisë së Elbasanit.

Kjo nuk është hera e parë që këtyre banorëve iu përmbyten tokat pasi sipas tyre kjo situatë vijon sa herë që ka reshje të dendura shiu. Por, sipas tyre më shumë sesa reshjet përmbytja vjen nga devijimi i kanalit kullues dhe vendosjes se një prite në të nga një biznesmen i zonës që kultivon plepa.

Dëmet e shkaktuara këtë herë nga përmbytjet janë të shumta. Edhe kryeplaku i fshatin Muriqan thotë se shumë herë kanë kërkuar nga ana e bashkisë së Elbasanit që të ndërhyjnë, por edhe pse kanë më shumë se 10 vite që bëjnë kërkesë, situata mbetet e njëjtë.

E derisa institucionet lokale të kujtohen për të ndërhyrë, këta banore janë të destinuar të përmbyten pas reshjeve te shiut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos