Vaksina anti-Covid, Meta dekreton marrëveshjen me Pfizer dhe caktimin e Manastirliut dhe Ahmetajt si negociatorë

Nga A2 CNN
27 Janar 2021, 12:59 | Aktualitet
Vaksina anti-Covid, Meta dekreton marrëveshjen me Pfizer dhe caktimin e

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar aktet normative të miratuara së fundmi në Parlament dhe që kanë lidhje me marrëveshjen e arritur mes qeverisë dhe kompanisë Pfizer për marrjen e vaksinave kundër koronavirusit.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit miratoi dhe aktin që autorizon ministrin e Shëndetësisë dhe atë të Rindërtimit për zhvillimin e negociatave me prodhuesit e tjerë të vaksinës anti-Covid-19 që janë certifikuar nga Departamenti Amerikan i Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe Agjencia Europiane e Barnave (EMA).

Megjithatë, Meta i kërkon qeverisë që të angazhohet me të gjitha burimet e mundshme për sigurimin e dozave të nevojshme të vaksinës për të gjithë popullsinë, brenda një kohe sa më të shkurtër.

Kreu i Shtetit thekson domosdoshmërinë e informimit të duhur të qytetarëve për vaksinën dhe karakteristikat e saj, sipas rregullave, që formojnë këtë proces me kaq rëndësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos