Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me dy ekipet kampion të Tiranës, në volejboll dhe basketboll për meshkuj.
Gjatë fjalës përshëndetëse, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se një premio është caktuar për ekipin e futbollit të Partizanit, i cili fitoi këtë vit kampionatin, një rregull që sipas tij është vendosur vite më parë dhe që do të vijojë të zbatohet.















“Unë kam qenë transparent në këtë marrëdhënie dhe për sa kohë që kam qenë publik edhe në debatet me Federatën, rregullat vlejnë për të gjithë dhe për sa kohë kemi vendosur një rregull, ku për dy vjet ka qenë ekipi i Tiranës ai që ka marrë shpërblimin e Bashkisë së Tiranës, do të duhet ta respektojmë për të gjithë. Pas dy fitoreve të Tironës, këtë vit do të jetë Partizani ai që do të marrë premion e bashkisë, sepse besoj se duhet të jemi një qytet që vlerëson suksesin”, tha mes të tjerash Veliaj. (A2 Televizion)