Bilardisti shqiptar, Eklent Kaçi është shpallur kampion i “UK OPEN”, në disiplinën “9 gurë”.
Sportisti i KS Tirana fitoi kundër gjermanit Joshua Filler, me rezultatin e thellë 13-4, duke ngritur edhe njëherë flamurin shqiptar në arenën ndërkombëtare.
Viti 2023 është padyshim viti i Eklent Kaçit. Pasi fitoi titullin kampion bote 2023 (04.03.2023) në disiplinën “10 gurë”, më pas u shpall nënkampion në “WORLD POOL MASTERS 2023” (13.05.2023).
Ndërkohë, së fundmi ai rrëmbeu edhe titullin kampion në “UK OPEN POOL 2023”. (A2 Televizion)


