Bashkimi Europian: Nuk jemi përfshirë në propozime për legalizimin e kanabisit mjekësor në Shqipëri

Nga A2 CNN
9 Maj 2020, 16:44 | Aktualitet
Bashkimi Europian: Nuk jemi përfshirë në propozime për

Bashkimi Europian, përmes një deklarate zyrtare në Facebook, ka specifikuar se ky institucion nuk ka dijeni dhe nuk ka marrë pjesë në draft-raporte ku propozohet legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore.

https://twitter.com/EUinAlbania/status/1259126071942942729

“Pas kërkesave të disa mediave, ne duam të sqarojmë se Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE-së nuk kanë qenë të përfshirë në përgatitjen, hartimin ose konsultimin e draft-raporteve në lidhje me planet për kultivimin dhe legalizimin e kanabisit në Shqipëri për qëllime mjekësore”. thuhet në deklaratën e Delegacionit.

https://a2news.com/2020/05/09/integrimi-rama-thirrje-metes-e-bashes-per-nje-tryeze-te-gjere-percakton-dhe-negociatorin/

Konsultime mbi mundësinë e një plani për kultivimin e kanabisit për arsye mjekësore ishin përmendur nga kryeministri Rama në rastin e konferencës për shtyp të sotme me ambasadorin Soreca. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos