COVID-19, hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Penal për pandeminë

Nga A2 CNN
8 Maj 2020, 20:18 | Aktualitet
COVID-19, hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Penal për

Pas botimit në fletoren zyrtare, më 23 prill, ndryshimet ligjore në Kodin Penal, që parashikojnë dënim me burg për personat që nuk respektojnë karantinimin në kohë pandemie, hynë në fuqi.

Ajo që bie në sy është se te gjitha masat administrative apo gjobat do të mund të aplikohen nga policia apo postblloqet e kontrollit në terren.

Dy nenet të cilat shtohen janë ato të karantinimit apo dhe përhapjes me dashje të COVID-19. Sipas ndryshimeve, çdo person që nuk zbaton urdhrat për karantinimin apo shkel rregullat dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 3 (tre) vjet.

Ndërkohë, përhapja me dashje e COVID-9 dënohet nga 2 deri në 5 vite. Dënimi është më rëndë deri në 8 vite kur përhapja me dashje e virusit shkakton pasoja të rënda për shëndetin ose është rrezikshme për jetën e njerëzve.

https://a2news.com/2020/04/22/presidenti-dekreton-ndryshimet-ne-kodin-penal-nisma-duhej-mbeshtetur/

Sipas ligjvënësve nëse një person më parë është gjobitur dhe sërish shkel rregullat e vendosura nga shteti në gjendjen e pandemisë atëherë veprimet e tij do të konsiderohen si kundërvajtje dhe dënohen me gjobë deri në 6 muaj heqje lirie.

Kur nuk respektohen kushtet nga aktivitete tregtare të cilat vendosin në rrezik shëndetin e njerëzve atëherë dënohen me gjobë deri në dy vite burgim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos