Bashkimi Evropian mbyll kufijtë për 30 ditë

Nga A2 CNN
17 Mars 2020, 23:20 | Bota
Bashkimi Evropian mbyll kufijtë për 30 ditë

Situata e krijuar nga koronavirusi ka bërë që Bashkimi Evropian të marrë vendimin që të mbyllë kufijtë për 30 ditë. Kjo masë do të zbatohet nga 26 shtete.

Lajmin e bëri të ditur Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, gjatë një videokonference të gjatë.

Mbyllja e kufijve do të bëhet vetëm për njerëzit dhe jo për mallrat.

Kjo është hera e parë që BE-ja merr një vendim të tillë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos