Bashkitë pa kryetarë, pas Celibashit, Meta letër edhe Ramës

Nga A2 CNN
18 Janar 2022, 11:06 | Politikë
Bashkitë pa kryetarë, pas Celibashit, Meta letër edhe Ramës

Pas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Presidenti Meta i është drejtuar me një shkresë Këshillit të Ministrave, duke i kërkuar informacion për njësitë vendore pa kryetar.

Shkresa mban datën 17 janar dhe kërkohet që krahas vakancave të vihet në dispozicion edhe arsyeja e krijimit të tyre.

Ndryshe nga sa bëri me KQZ-në të cilës i la tri ditë afat kohë, për Këshillin e Ministrave Meta nuk ka caktuar një afat, por kërkon që përgjigjja të vijë sa më shpejt të jetë e mundur.

Deri më tani, zyrtarisht kreu i shtetit është njoftuar për vakancat në bashkitë Shkodër, Vorë, Dibër dhe pritet që informacioni zyrtar të mbërrijë edhe për bashkitë Durrës, Lushnjë dhe Rrogozhinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos