Bayern e nis me “poker” Bundesligën, nuk zhgënjen blerja e re

Nga A2 CNN
18 Gusht 2023, 22:28 | Futboll
Bayern e nis me “poker” Bundesligën, nuk zhgënjen blerja e

Bayern Munchen e ka nisur me një fitore sezonin e ri të Bundesligës, duke fituar ndeshjen e parë 0-4 në transfertë përballë Werder Bremen.

Miqtë u treguan superiore që në minutat e para të takimit dhe e gjetën golin pa kaluar 5 minuta me anë të Sane. Vendasit u përpoqën të reagonin, por me fuqi të pakta dhe gabime të shumta përpara portës.

Bavarezët nuk i zhgënjeu as blerja më e re në këtë merkato, Harry Kane, i cili gjeti golin e tij të parë në minutën e 74.

Teksa mbyllej ndeshja, Sane shënoi dhe golin e dytë personal, ndërsa dy minuta më vonë rrjetën e gjeti dhe i riu Tel. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos