Bayern i mjafton një gol, Leipzig nuk i ndahet

Nga A2 CNN
20 Janar 2021, 22:35 | Futboll
Bayern i mjafton një gol, Leipzig nuk i ndahet

Bayern i ka mjaftuar një gol për të marrë 3 pikët e radhës në Bundesliga përballë vendasve të Augsburg.

Ishte Robert Lewadowski ai që dërgoi në rrjetë një 11 metërsh në minutën e 13 të takimit, duke bërë që bavarezët të ruajnë avantazhin me 4 pikë larg vendit të dytë.

Miqtë ishin me fat pasi Augsburg humbi mundësinë e artë në të 76 për të barazuar rezultatin pasi Finnbogason gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Leipzig nga ana tjetër po ashtu fitoi minimalisht 1-0 ndaj Union Berlin. Goli për vendasit u shënua në minutën e 70 të takimit nga Emil Forsberg.

Në ndeshjet e tjera të kësaj të mërkure në Bundesliga, Schalke u mund nga Koln 1-2, ndërsa Freiburg barazoi me Frankfurt 2-2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos