
Bayern Munchen fitoi 4-1 kundër Hoffenheim në javën e 19 të kampionatit gjerman, duke u shkëputur edhe më shumë me ndjekësit në krye të renditjes.
Bavarezët shënuan plot katër herë në portën kundërshtare, nga dy për pjesë. Boateng, Muller, Lewandowski dhe Gnabry ishin autorët e golave, ndërsa një tjetër gol, tepër i bukur, nga Pavard, u anulua për pozicion jashtë loje.
Polaku realizoi golin e 24-t në 19 ndeshje në kampionat këtë sezon, duke konfirmuar formën e shkëlqyer. Ai u bë gjithashtu i pari lojtar në historinë e kampionatit gjerman që shënon 8 gola në 8 ndeshje rresht jashtë fushës së vet. (A2 Televizion)