
Mirel Josa e nisi aventurën në stolin e Kukësit me një fitore të thellë.
Verilindorët triumfuan në transfertën korçare ndaj Skënderbeut 0-4, në një ndeshje të dominuar nga fillimi në fund. Agim Ibraimi dhe Vesel Limaj i dhanë avantazhin e dyfishtë Kukësit pas vetëm 7 minutash lojë. Matheus Leiria shënoi edhe golin e tretë, po në pjesën e parë, duke vulosur fitoren e skuadrës së Josës.
Vesel Limaj shënoi golin e katërt dhe të fundit të ndeshjes në pjesën e dytë.
Me këtë fitore, Kukësi ngjitet përkohësisht në vendin e katërt, me 26 pikë.
Ndërkohë, Kastrioti mposhti 1-0 Bylisin në Kamëz, me një gol të Dacit (‘51). Kjo fitore bën që krutanët të kapërcejnë Tiranën në renditje. (A2 Televizion)