
Klubi i Partizanit dhe sulmuesi Theophilus Solomon kanë gjetur akordin që të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.
Në ditët e fundit, për 25-vjeçarin ishte interesuar Neftchi Baku, që gjithsesi u tërhoq prej pretendimeve financiare të të kuqve.
Por, tashmë Partizani vendos të largojë sulmuesin që ka qenë titullar fiks, duke shënuar edhe tre gola këtë sezon.
Vendimi lidhet me mbipopullimin e repartit ofensiv, pas rikthimit në fushë të Çinarit apo afrimeve të Stenio Junior dhe mbi të gjitha, të Ferhan Hasanit. (A2 Televizion)