Rebic dhe Kessie mbajnë Milanin në krye

Nga A2 CNN
30 Janar 2021, 16:59 | Futboll
Rebic dhe Kessie mbajnë Milanin në krye

Milan fitoi 2-1 në transfertë ndaj Bolonjës dhe vijon të ruajë kryesimin në Serinë A.

Për kuqezinjtë shënoi Ante Rebic në pjesën e parë, pas gabimit të Zlatan Ibrahimovic nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Në pjesën e dytë, Kessie shndërroi në gol një tjetër 11-metërsh për kuqezinjtë, përpara se Poli të shkurtonte diferencën për vendasit.

Në minutat e fundit, Milani vuajti, por arriti që të marrë fitoren, që aktualisht e shkëput në 5 pikë nga Interi i vendit të dytë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos