Bayern revoltohet për çmimin që iu dha Gavit

Nga A2 CNN
18 Tetor 2022, 20:44 | Futboll
Bayern revoltohet për çmimin që iu dha Gavit

Julian Nagelsmann, trajneri i Bayern Munchen, nuk ngurroi të jepte mendimin e tij për Trofeun Kopa, çmim që Gavi e mori si futbollisti më i mirë nën 21 vjeç. Tekniku gjerman nuk ishte plotësisht dakord me zgjedhjen, pasi, sipas tij, dy lojtarë që luajnë në Bundesligë do ta kishin merituar këtë çmim në vend të mesfushorit spanjoll.

“Për mendimin tim, Jamal (Musiala) dhe Jude Bellingham kanë pasur një sezon më të mirë sesa fituesi i çmimit”, theksoi Nagelsmann në konferencën për shtyp para ndeshjes së Kupës së Gjermanisë, kundër Augsburg.

“Nga këndvështrimi im, të dy janë përpara Gavit sot për sot” shtoi ai.

https://a2news.com/2022/10/17/karim-benzema-mbreti-i-futbollit/

Edhe Alphonso Davies, shoku i Musialës te Bayern, nuk ishte dakord me verdiktin e çmimit Kopa dhe përmes Tëitter-it i ka dedikuar Musialës fjalinë e mëposhtme: “Mund të të jetë mohuar Trofeu Kopa, por nuk do të të mohojnë Topin e Artë në të ardhmen”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos