Pavarësisht fitores ndaj Manchester City në fundjavë, Jurgen Klopp dha “një lajm shumë të keq për Liverpool dhe Portugalinë” në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Ëest Ham.
“Diogo Jota do të humbasë Botërorin, dëmtimi që pësoi në ndeshjen ndaj City është i rëndë. Është një lajm shumë i keq për ne dhe Portugalinë”, tha trajneri gjerman.
Më tej, Klopp shtoi se sulmuesi portugez nuk ka nevojë për operacion, por do të qëndrojë për shumë muaj jashtë fushave.
Në Tëitter, vetë futbollisti shkroi: “Mbrëmja e mrekullueshme në Anfield, për mua përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme. Në minutën e fundit, një nga ëndrrat e mia u shua. Do të mbështes nga jashtë klubin dhe vendin tim, duke luftuar që të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur”. (A2 Televizion)
