Bayern rikthehet te fitorja dhe shkëputet në Bundesligë

Nga A2 CNN
17 Janar 2021, 17:27 | Futboll
Bayern rikthehet te fitorja dhe shkëputet në Bundesligë

Pas humbjes ndaj Monchengladbach në kampionat dhe eliminimit nga Kupa nga skuadra e kategorisë së dytë, Holstein Kiel, Bayern është rikthyer te fitorja dhe këtë e ka bërë ndaj Freiburgut këtë të diel, ku triumfoi 2-1.

Pavarësisht rezultatit të ngushtë, kampionët e Gjermanisë krijuan raste të shumta për shënim, por realizuan vetëm dy herë, me anë të LeWandoWskit dhe Muller.

Me këtë fitore, Bayern shkëputet në krye të klasifikimit, me 4 pikë diferencë nga ndjekësit, duke përfituar edhe nga barazimi i një dite më parë i Leipzig dhe humbja e Leverkusen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos