Theu protokollet antiCovid në ndeshje, gati dënimi për mbrojtësin e Chelsea

Nga A2 CNN
17 Janar 2021, 08:57 | Futboll

Thiago Silva mund të përballet me një masë disiplinore nga Premier League për thyerjen e protokolleve kundër koronavirusit pasi në fund të ndeshjes me Fulham i dhuroi fanelën e tij një punëtori ndërtimi.

Pas fitores 1-0 të Chelsea në Craven Cottage të shtunën në mbrëmje, mbrojtësi brazilian i hodhi fanellën e tij të ndeshjes një personi që punonte në rindërtimin e shtratit të lumit të Stand në Fulham.

Më herët gjatë kësaj jave Premier League nxorri disa protokolle të rrepta për të parandaluar përhapjen e koronavirusit midis skuadrave, të cilat përfshinin ndalimin e ndërrimit ose dhurimit të bluzave të veshura në një ndeshje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos