Bayern synon rikthimin e Mario Mandzukic!

Nga A2 CNN
10 Korrik 2019, 10:34 | Futboll
Bayern synon rikthimin e Mario Mandzukic!

Pas Dortmundit, tashmë është edhe Bayern Munchen i interesuar për kroatin Mario Mandzukic. E nëse ky interes do të konkretizohet me një transferim, atëherë për 33-vjeçarin do të ishte një rikthim te kampionët e Gjermanisë.

Lajmi është publikuar nga “Sport Bild”, e cila shkruan se është pikërisht trajneri Hasan Salihamidzic, ai i cili kërkon të rikthejë te bavarezët sulmuesin për ta pasur atë si një zëvendësues të denjë të polakut Lewandowski.

Mario Mandzukic ishte pjesë e Bayern-it në vitet 2012-2014, ku ai realizoi 48 gola në 88 ndeshje.

Kroati ka edhe dy vite kontratë me Juventusin dhe vlera që do të kërkojnë bardhezinjtë është ende e paqartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos