BBC pasqyron protestën në Tiranë: Protestuesit djegin pemët e Krishtlindjes pas vrasjes së të riut nga Policia

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2020, 13:29 | Aktualitet
BBC pasqyron protestën në Tiranë: Protestuesit djegin pemët

Protesta e djeshme e zhvilluar në kryeqytet në shenjë revolte ndaj vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha, nga një efektiv policie është pasqyruar edhe në median ndërkombëtare.

BBC raporton se qindra protestues dolën në rrugët e kryeqytetit shqiptar të mërkurën pasi policia dyshohet se vrau një të ri për shkeljen e masave kufizuese të vendosura për të parandaluar rritjen e rasteve të koronavirusit.

“Demonstruesit brohorisnin ndaj policisë së trazirave dhe shkatërruan pemët e Krishtlindjes dhe dekorimet e tjera rreth qytetit. Oficeri i akuzuar për vrasjen e 25-vjeçarit është arrestuar dhe ka filluar një hetim”, raporton BBC, shoqëruar edhe me video nga protesta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos