Vrasja e 25-vjeçarit, Breçani: E rëndë, arma përdoret në kushtet e flagrancës, polici duhet të jetë menaxhues i situatave

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2020, 10:39 | Aktualitet
Vrasja e 25-vjeçarit, Breçani:  E rëndë, arma

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i forcave Shqiponja në Tiranë ka tronditur opinionin publik shqiptar, dhe ka pasuar me një reagim të fortë dhe protesta.

Ish zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Erzen Breçani, e cilëson ngjarjen si tepër të rëndë dhe analizon për A2 dinamikat e mundshme dhe problematikat e policisë.

“Nuk mund të mos të vij keq kur një person ekzekutohet nga policia, ndërkohë që Forcat e policisë kanë një mision të shenjtë, ruajtjen e jetës së shtetasve brenda territorit të vendit”, thotë Breçani.

Sipas tij, “Ligji përcakton se kur duhet të përdoret arma e zjarrit. Punonjësi i policisë nuk e ka përdorur armën në mënyrën e duhur. Polici duhet të jetë edhe menaxhues i situatave, asnjëherë përdoret arma në formën e dyshimit. por në kushtet e flagrancës, po të ishte drejtuar arma drejt policit. Por arma është gjetur diku tjetër, rreth 100 metra larg, diçka që i bie ndesh kësaj hipoteze”.

Për Breçanin, “përgjegjësia e rastit është personale, dhe arrestimi i policit është veprim i drejtë” duke pritur protestat e djeshme  “si reagim, element i një indinjate”.

Por rasti vuri në pah sipas tij edhe problematikat e policisë së Shtetit, dhe të menaxhimit politik të tij. “Struktura do duhet të mbajë gjithashtu përgjegjësi, nga patrulla në rrugë deri tek drejtori i përgjithshëm. Në atë patrullim ishin dy efektivë, të dy me 2 vite pune. Në kohën time nuk lejohej që të dilnin në patrulle dy elementë pa eksperiencë. Ndërkohë, çdo ministër i Brendshëm fillon detyrën duke ndryshuar Ligjin për Policinë e Shtetit, ndryshon strukturat dhe mënyrën e rekrutimit, duke cenuar shërbimin e policisë në komunitet”, thotë Breçani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos