Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, do të takohen sërish në Bruksel më 19 korrik. Njoftimi ka ardhur nga Bashkimi Europian që zyrtarizon rifillimin e procesit të dialogut për normalizim të marrëdhënieve. Zëdhënësi Peter Stano, nënvizoi se biseda do të fokusohet në arritjet e deritanishme si dhe në hapat e ardhshëm. (A2 Televizion)
BE flet për progres, takimi Kurti-Vuçiç për dialogun më 19 korrik
