BE nuk i njeh talebanët, Von der Leyen premton mbështetje për vendet që presin afganët

Nga A2 CNN
21 Gusht 2021, 19:02 | Bota
BE nuk i njeh talebanët, Von der Leyen premton mbështetje për

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se nuk e njeh pushtetin e talebanëve pas marrjes kontrollit të Afganistanit nga ana e tyre.

Zyrtarja më e lartë europiane gjithashtu shtoi se komisioni nuk po zhvillon asnjë bisedim me grupin militant.

Gjatë një konference për shtyp, pasi vizitoi një qendër pritëse për afganët në Madrid,  Von der Leyen tha se komisioni do të japë fonde për vendet e BE -së që marrin refugjatë afganë.

Von der Leyen tha gjithashtu se do të kërkojë një rritje të ndihmës humanitare për Afganistanin këtë vit. Por kjo do të lidhej me respektimin e të drejtave të grave dhe pakicave etnike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos