Afganët në udhëkryq, ku do të strehohen personat që rrezikojnë jetën?

Nga A2 CNN
21 Gusht 2021, 14:39 | Bota
Afganët në udhëkryq, ku do të strehohen personat që

Largimi i personave të rrezikuar nga Afganistani është në proces e siper por vështirësohet çdo orë. Sipas asaj që shkruan media britanike The Guardian, të paktën 12 mijë persona janë evakuuar prej së dielës së shkuar; shumica janë zyrtarë të qeverisë perëndimore dhe punonjës të ndihmës, si dhe afganë që kanë punuar me qeveritë ose shërbimet perëndimore, ose konsiderohen të jenë veçanërisht në rrezik për shkak të natyrës së punës së tyre, siç janë gazetarët, përkthyesit ose aktivistët e të drejtave të njeriut.

Në raportimet praraprake, Mbretëria e Bashkuar tha se kishte evakuuar rreth 1.200 njerëz deri të mërkurën në mëngjes me nje plan perfundimtar prej 20 mijë syresh, ndërsa ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë tha të premten pasdite se ai kishte transportuar rreth 1.700 njerëz në destinacione të sigurta. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, pohon se vendi i tij ka evakuuar 550 persona, ndërsa Franca dhe Italia kanë thënë se kanë evakuuar rreth 500 persona secila.

Disa afganë, kryesisht civilë që kanë punuar me misionet amerikane ose ndërkombëtare në vend, do të zhvendosen përkohësisht në Shqipëri, Kosovë ose Maqedoninë Veriore, sipas Guardian. Tre vendet e Ballkanit, të cilat do të marrin një numër të dakorduar afganësh nga kjo fundjavë, janë vendet e para evropiane që angazhohen për një marrëveshje të vendit tranzit me Shtetet e Bashkuara.

Shumica e vendeve evropiane u shfaqën ngurruese për të pranuar një numër të caktuar refugjatësh afganë, përveç atyre që punonin me shërbimet e tyre, mes shqetësimeve për rifillimin e krizës së refugjatëve të vitit 2015.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, iu tha kolegëve të partisë se vendi duhet të pranojë rreth 10.000 njerëz në rrezik nga Afganistani, ndërsa theksoi se shumica e refugjatëve duhet të strehohen në vendet fqinje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos